0Në llogaritjet e veta Agjencia Sportradar është përpjekur për të maksimizuar objektivitetin. Me qëllim që tablloja të dilte sa më e plotë, ajo ka marrë parasysh dëshmitë, treguesit jo vetëm të një sezoni, por të tre sezoneve, ka përpunuar të dhënat e 400 bookmakers-ave, ka krahasuar parashikimet e bëra për ndeshjet me rezultatet përfundimtare të tyre, duke nxjerrë në mënyrë të mëvetësishme konkluzionet. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, që ekspertët italianë këtu mund të kenë humbur apo të kenë shtuar disa ndeshje të trukuara. Sepse tani, madje dhe për drejtuesit e ligave të futbollit, shpërthimi i skandalit me ndeshjet e shitura apriori është më tepër fat, se sa rezultat i punës sistematike.

Antihero absolut i listës së vlerësimit është Shqipëria me 97 ndeshje të trukuara. Në këtë listë figurojnë gjithashtu Greqia, Estonia, Maqedonia, Bullgaria, Moldavia, Lituania dhe Letonia. Zbulesë impresionuese ishte vendi i gjashtë për Rusinë dhe ai i dytë për Italinë si dhe fakti se ato u ndodhën aq afër njëra-tjetrës. Në Serie A në Itali për vite të tëra me radhë janë përpjekur për t'u marrë me zgjidhjen e problemeve të njëjta. Këtë verë, për shembull, disa lojtarë të ekipit kombëtar nuk mundën të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit, sepse ndodheshin nën hetim për shkak të ndeshjeve të shitura apriori, kujtoi komentatori sportiv rus Grigori Tvaltvadze:

- Ky është vendi më i korruptuar i futbollit, i cili për dekada të tëra me radhë është tronditur vazhdimisht nga skandale të kësaj natyre. Por ata (italianët), ndryshe nga shumë të tjerë, e kanë provuar me fakte korruptimin e ndeshjeve të caktuara. Ndoshta, tani ata kanë plotësisht të drejtë për të bërë vlerësime të tilla.

Dhe një tjetër zbulim domethënës i vlerësimit të publikuar u bë numri minimal i lojrave të trukuara në kampionatet më të njohura të Botës së Vjetër. Në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Portugali futbolli nuk është tani vetëm një lloj sporti, por edhe biznes i madh. Dhe është vështirë të pranohet propabiliteti i asaj, se askush nuk përpiqet të fitojë para me këtë. Është plotësisht e mundur që atje të kenë mësuar mirë t’i ezaurojnë, t’i fashitin skandale të tilla.

0Duhet të theksohet se ndonjë ndikim të madh në fatin e kampionatit të futbollit renditja në pozicionet e para të vlerësimit skandaloz, zhurmëmadh nuk ushtron. Përkundër gjithë autoritetit të Sportradar si agjenci, e cila në mënyrë të zellshme e qëllimsynuese lufton kundër korrupsionit, vlerësimi i saj mbetet megjithatë vetëm një mendim personal. Është plotësisht e mundur që me ndihmën e tij italianët përpiqen të ushtrojnë presion mbi kampionatin e tyre kombëtar. Drejtuesit e Serie A kanë përcaktuar zhvillimin e një sërë reformave që kanë për qëllim rivendosjen e popullaritetit të saj: minimizimin e numrit të ekipeve që luajnë në të, rritjen e sigurisë, ndryshimin e sistemit të akademive të futbollit. Në mënyrë që të arrihet suksesi në realizimin e reformave të menduara prej tyre, duhet provuar fillimisht se situata e tanishme është krejtësisht e pashpresë, më keq ska ku të vejë.