0Raportohet se sistemi i ri është i bazuar në parimet e radio-zbulimit pasiv dhe destinohet për të pikasur objektivat nëpërmjet ekspozimit të rrezatimit të pajisjeve të tyre - që nga radarët e deri tek sistemet e komunikimit dhe navigimit.

Informacion më i detajuar në lidhje me sistemin në fjalë tani për tani nuk bëhet ende publik. Por një gjë mund të thuhet me siguri të plotë: kjo teknikë nuk është ndonjë gjë e re - stacione të inteligjencës pasive elektronike (RTR) janë duke u zhvilluar në të gjitha vendet kryesore të botës. Më i mirënjohur në media është bërë stacioni RTR i prodhuar në Ukrainë "Kolçuga" (russ, «Кольчуга), i zhvilluar që në epokën sovjetike. Sisteme të tilla - “Vega” (russ. «Вега»), "Valeria" («Валерия») - ka edhe Rusia. Dhe, në qoftë se do t’i besojmë informacionit të dukur aktualisht në mjetet e informimit masiv në lidhje me zhvillimin e ri, atëhere Sistemi multipozicional i Informacionit dhe Zbulimit (MRIS) i prezantuar tani përfaqëson në vetvete variantin e modernizuar, më të përsosur të këtyre lloj sistemeve me pikasje të largët të objektivit.

Sipas përvojës së huaj, në këtë sistem mund të regjistrohen të dhënat e përftuara nga një shumëllojshmëri e madhe burimesh - që nga kullat e telefonisë celulare dhe pikat e hyrjes në Wi-Fi e deri tek antenat televizive dhe radiofonike. I gjithë problemi konsiston te sigurimi i qasjes në rrjetet përkatëse.

Një bonus suplementar është mundësia e përdorimit të MRIS për qëllime civile - Stacioni mund të shfrytëzohet për të përmirësuar ndriçimin e hapësirës ajrore, gjë kjo tejet e rëndësishme për shërbimet e kontrollit të trafikut ajror. Aeroplanët për pasagjerë mund të zbulohen në distanca jashtëzakonisht të mëdha dhe me përpikëri të lartë.

Në punën ushtarake stacionet RTR janë të vlefshme për të zbuluar armikun, duke mbetur të padalluara, të pakapshme nga syri i tij. E megjithatë këto lloj stacionesh nuk mund të quhen si ndonjë zgjidhje universale: ato vetëm mund ta kompletojnë sistemin e ndërlikuar të zbulimit dhe pikasjes, por jo ta zëvendësojnë atë.

Bashkë me këtë mundësitë e sistemit RTR po vijnë duke u rritur: për llogari të zgjerimit të numrit të kanaleve rritet si probabiliteti i zbulimit të objektivit, ashtu dhe përpikëria. Në të ardhmen sisteme të tilla RTR mund të përdoren për dhënien e koordinatave të vendndodhjes së objektivit sistemeve goditëse në regjim të kohës reale.

0Megjithatë, është akoma shpejt të flitet për MRIS në këtë prizëm: ky sistem do të duhet të testohet ende.