Të hënën më 3 dhjetor në blog-un e themeluesit të kompanisë McAfee, John McAfee, u shfaq një mesazh me autorësinë e tij, në të cilin ai e përgënjeshtroi informacionin për arrestimin e vet dhe tha se ndodhet në një vend të sigurtë.

McAfee shkroi se ai u largua nga Beliza (Belize), ku ka jetuar që nga mesi i viteve ‘90 dhe tani është shpallur në kërkim. Sipas fjalëve të tij, më vonë ai do të kthehet në vend, pasi në mërgim ai nuk mund të bëjë shumë për të dëshmuar se është i pafajshëm. Policia e Beliza konfirmoi se McAfee është i lirë, bën me dije botimi "Daily Mail".