Dizajnerët (modelierët) italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, të cilët zotërojnë shtëpinë e modës Dolce & Gabbana, janë akuzuar për evazion fiskal me një shumë prej më tepër se 500 milionë dollarë.

Çështja e tyre do të shqyrtohet të hënën në gjykatën e Milanos. Sipas të dhënave të hetuesisë, dizajnerët ia kanë shitur markat tregtare D & G dhe Dolce & Gabbana kompanisë së tyre Gado, të themeluar në Luksemburg në vitin 2004, tre herë më lirë se vlera e tyre e tregut.

Dizajnerët e kanë mohuar fajësinë e tyre. Nëse provohet e kundërta, ata rrezikojnë të dënohen deri me pesë vjet burg.