Autoritetet siriane nuk do të përdorin armë kimike kundër popullit të vet, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, të bërë publike të hënën në përgjigje të fjalëve të Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton, e cila "paralajmëroi" Sirinë në rast përdorimi të armëve kimike.

"Damasku thekson edhe një herë se në asnjë rrethanë nuk do të përdorë armë kimike kundër gjithë popullit të vet, edhe në qoftë se do të zotëronte armë kimike", - tha përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.