Delegatët nga më shumë se 60 vende u mblodhën të premten në Tokio për të diskutuar mundësinë e zgjerimit të sanksioneve kundër regjimit të Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad.

"Ne jemi seriozisht të shqetësuar se kriza mund të përhapet në të gjithë rajonin. Meqenëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mund të përmbushë detyrat e veta themelore, bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë në unison për t'i dhënë fund dhunës", - tha Kreu i Ministrisë së Jashtme të Japonisë Koitiro Gemba.

0Takimi në Tokio është konferenca e parë e "Miqve të Sirisë" në Azi. Para kësaj, ka pasur katër takime të tilla të "Miqve të Sirisë" - në Paris, Uashington, Doha dhe Hagë.