Ministri i Drejtësisë i Serbisë Nikola Selakoviç bëri thirrje për pezullimin e bashkëpunimit me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Sipas fjalëve të tij, ky veprim do të ishte një përgjigje e drejtë ndaj shpalljeve të pafajshëm së fundmi të një sërë kroatëve dhe shqiptarëve të akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë serbe.

"Qeveria e Serbisë duhet të rishqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me Gjykatën, e cila lë të lirë kriminelët" - theksoi Kreu i Ministrisë së Drejtësisë. Beogradi filloi kërkimin e instrumenteve ligjore për mbrojtjen e interesave të veta, shtoi ai.