Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të zgjerojnë bashkëpunimin me Rusinë, por brenda kufijve të caktuar, deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

"Ne duhet të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me Rusinë, duke qenë të vetëdijshëm se ekziston një pikë përtej së cilës ne nuk mund të dalim dot", - tha Hillary Clinton në Uashington, në një forum kushtuar tendencave të politikës së jashtme në vitin 2013.

0"Ruhen ende mosmarrëveshje serioze midis nesh dhe Rusisë në lidhje me Sirinë, çështjen e mbrojtjes antiraket (MAR), zgjerimin e NATO-s, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera", - theksoi Hillary Clinton.