Shkencëtarët amerikanë, në nder të Presidentit amerikan Barack Obama, i vunë emrin një lloji peshku të zbuluar rishtas.

Emrin “Etheostoma obama” e mori lloji i peshkut të familjes “Percidae”, i cili jeton në ujërat e ëmbla të përrenjve dhe lumenjve të Amerikës së Veriut. Speciet e rritura të “Etheostoma obama” arrijnë gjatësinë trupore deri në 48 milimetra dhe kanë ngjyrë portokalli me pika blu.

0Shkencëtarët theksuan se vendosën ta quajnë llojin e ri të sapozbuluar në nder të Barack Obama, me qëllim që në këtë mënyrë ta falënderojnë atë për veprimet aktive me synim mbrojtjen e mjedisit rrethues.