Ditën e premte dhjetë persona, sipas njoftimeve paraprake, u lënduan si rezultat i shpërthimit të gazit të përdorimit të përditshëm në një ndërtesë banimi në Tomsk (Siberia Perëndimore), njoftuan në zyrën rajonale të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ). "Në apartamentin, ku po zhvilloheshin punime rikonstruktuese, shpërtheu një balon gazi. Paraprakisht, janë plagosur 10 persona", - tha përfaqësuesi i MSJ, duke vënë në dukje se fatmirësisht viktima nuk ka.

0Ai shtoi se të gjithë të lënduarit janë shtruar në spital, midis tyre dy janë fëmijë.