Në Rusi po përfundon bashkërenditja e dokumentacionit teknik dhe vëllimit të financimit të projektit për organizimin e sistemit shumë-pozicional të informacionit dhe zbulimit, shkruan gazeta ruse "Izvestia" me referim te një burim në Ministrinë e Mbrojtjes. Aplikimi i sistemit të ri të zbulimit global, të aftë për të ndjekur, vrojtuar avionët dhe anijet në një distancë prej disa mijëra kilometrash, do të fillojë që në vitin 2013.

0Karakteristikat e sistemit shumëpozicional të informacionit dhe zbulimit janë klasifikuar. Parimet e punës së sistemit konsistojnë në kërkimin e llojeve të ndryshme të rrezatimit të aparateve fluturuese dhe anijeve, përcaktimi i koordinatave të sakta të vendndodhjes dhe monitorimi i zhvendosjeve të tyre.