Moska bën thirrje për zhvillimin e një takimi në rang ministrash të "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme në kuadër të njohjes së statusit të shtetit-vëzhgues të Palestinës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Kjo është deklaruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë me shpresën, se pas rritjes së statusit të Palestinës brenda afateve të shkurtra kohore do të nevojitet rinisja e procesit të negociatave izraelito-palestineze.

Të enjten Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli Palestinën shtet-vëzhgues të kësaj organizate universale. Në favor të miratimit të rezolutës votuan 138 nga 193 vendet anëtare të OKB-së.