Ndërmarrja e industrisë së mbrojtjes në periferitë e Moskës "CNIITOÇMASH" (russ."ЦНИИТОЧМАШ") përfundoi testimet e automatikut të ri AK-12, njoftoi të premten Zëdhënësi i ndërmarrjes.

Më parë Sekretarja për shtyp e kompanisë "IZHMASH", Elena Fillatova, deklaroi se AK-12 do të kalojë testimet paraprake në ndërmarrjen ushtarake "CNIITOÇMASH" (në periferi të Moskës). "Testimet paraprake të AK-12 kanë përfunduar, është përcaktuar gama e plotë e përdorimit dhe performancës së modelit të ri", - tha bashkëbiseduesi, përfaqësues i ndërmarrjes.