Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së bëri publike një direktivë të re, e cila vendos rregulloren e ndërveprimit të njeriut me sistemet autonome dhe gjysmë-autonome të armatimeve.

0Sipas këtij dokumenti, çdo sistem autonom dhe gjysmë-autonom duhet të përpunohet në mënyrë të tillë, që gjatë kohës së përdorimit të tyre luftarak njeriu-operator të ketë gjithmonë mundësinë për të kontrolluar veprimet e tyre. Me fjalën kontroll, nënkuptohet gjithashtu edhe mundësia për të vënë në veprim ose për të dezaktivizuar armatimet e sistemeve robotike. Madje më tepër se kaq, të gjitha sistemet e tilla duhet të kalojnë një testime të detajuara.