Palestina ngriti statusin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - nga vëzhguese e përhershme në shtet vëzhgues, pa qënë anëtare e OKB-së. "Pro" kësaj votuan 138 vende, 9 - kundër dhe 41 shtete abstenuan.

0Në vitin 2011 Kreu i Administratës Palestineze dhe Udhëheqësi i Organizatës Çlirimtare të Palestinës Mahmoud Abbas paraqiti kërkesën për bashkimin e vendit me OKB-në si anëtar me të drejta të plota. Kjo kërkesë u refuzua pa marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.