Vendosja e sistemeve “Patriot” të NATO-s në kufirin siriano-turk është një hap evident në drejtim të përfshirjes së Aleancës në vorbullën e ngjarjeve siriane, deklaroi ditën e premte në Bruksel për gazetarët rusë Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Aleksandër Grushko.

0"Më parë, udhëheqja e Aleancës ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Siria nuk është Libia dhe se NATO nuk sheh ndonjë rol për veten në situatën siriane. Por vendosja e sistemeve raketore zenit është një hap i qartë në drejtim të përfshirjes së NATO-s në ngjarjet siriane dhe kjo përfshirje mund të vijë në rritje e të bëhet e pakthyeshme në rast të ndonjë incidenti apo provokimi në kufi", - theksoi ai.