Mars rover “Curiosity” nuk gjeti në Mars asnjë molekulë organike. Për këtë njoftuan ditën e enjte specialistët e Laboratorit të Lëvizjes Reaktive (ang. Jet Propulsion Laboratory, JPL) të NASA-s, të cilët drejtojnë misionin e studimit në Planetin e Kuq.

0Më 3 dhjetor JPL do të mbajë në San Francisco një konferencë për shtyp, ku do të tregojë për punën e Mars rover. "Ne do të njoftojmë për studimin e dheut të Planetit të Kuq nga apararati në fjalë. Aktualisht, Mars rover nuk ka gjetur asnjë provë të saktë të pranisë së komponimeve organike të karbonit në Mars", - thuhet në njoftimin e përhapur nga JPL.