Lëshimi i raketës balistike të Koresë së Veriut mund të kryhet javën e ardhshme. Kjo është njoftuar të premten nga mediat japoneze, me referim tek deklarata e ekspertëve amerikanë dhe koreanojugorë. Supozimi bazohet në analizën e imazheve të marra më 27 nëntor nga sateliti spiun amerikan në zonën e Poligonit perëndimor të testimit Sohae, në perëndim të Koresë së Veriut.

Pas kësaj supozime të tilla janë bërë nga përfaqësues të qarqeve diplomatike dhe ushtarake të Japonisë, Koresë së Jugut dhe ShBA-ve.

Në prill të vitit 2012 nga poligoni Sohae u lëshua raketa "Ynkha-3" me satelitin "Kwangmyongsong-3", por ky lëshim përfundoi pa sukses.