Senati i Kongresit Amerikan miratoi sanksionet e reja ekonomike kundër Iranit. Senatorët votuan në mënyrë unanime për projektligjin që u bë pjesë e buxhetit të mbrojtjes së SHBA-ve.

Sipas Uashingtonit, Irani vazhdon të mos përmbushë detyrimet e tij në fushën e mospërhapjes së armëve bërthamore. Sipas dokumentit, që kërkon miratimin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve, kompanitë amerikane ndalohen të kenë marrëdhënie biznesi me kompanitë energjetike iraniane, portet detare, flotën tregtare dhe kantieret e ndërtimit të anijeve të këtij vendi.