Rrjedhat e llavës së vullkanit “Plloskij Tollbaçik” (ang. Flat Tolbachik), i cili shpërtheu në Gadishullin e Kamçatkës, shkatërruan një sërë ndërtesash të ndodhura rreth 10 km larg tij. Njoftime për viktima nuk ka.

Bëhet fjalë për godinat e bazës së Institutit të vullkanologjisë dhe sizmiologjisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë "Leningradskaja" dhe bazat e parkut natyror "Vullkani i Kamçatkës". Nuk ekziston ndonjë kërcënim i daljes së rrjedhave të llavës në vendbanimet e vendosura në afërsi të vullkanit, thonë ekspertët.

0Erupsioni i vullkanit filloi në mbrëmjen e 27 nëntorit. Kjo u parapri nga një periudhë "fjetjeje" 36 vjeçare, që nga dhjetori i vitit 1976.