Të paktën një palestinez u vra dhe një tjetër u plagos në veri të Rripit të Gazës si rezultat i shpërthimit të një rakete izraelite të lëshuar pak ditë më parë. Raketa u lëshua mbi kampin e trajnimit të brigadës "Izz al-Din al-Qassam" gjatë konflikt tetë-ditor ushtarak midis Izraelit dhe “Hamas-it”.

0Ajo ra në territorin e kampit, por për disa arsye nuk shpërtheu menjëherë. Në këtë mënyrë numri i viktimave të konfliktit të armatosur në radhët e palestinezëve u rrit deri në 175 persona, shumica e të cilëve ishin banorë paqësorë. Si rezultat i zjarrit me raketa, të hapur nga ana e Rripit të Gazës, u vranë gjashtë izraelitë, midis të cilëve dy ushtarë.