Tel Avivi nuk do të kërcënojë me sanksione Palestinën dhe do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, deklaroi Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman.

"Ne nuk kërcënojmë me asnjë lloj sanksioni, ne do të zbatojmë çdo gërmë, presje, pikëpresje të të gjitha marrëveshjeve. Deri tani ne kemi qenë shumë më bujarë se sa na diktojnë dokumentet dhe protokollet tona", - tha Lieberman.