Dje në Moskë, në Ambasadën italiane, u prezantua faksimili i "Kodit të fluturimit të zogjve" të Leonardo da Vinçit në kuadrin e programit "Exhibitaly - kryeveprat e Italisë sot". Botimin unikal e promovuan Drejtori i Bibliotekës Mbretërore në Torino Giovanni Saccani, Drejtoresha e Muzeut Shtetëror të Arteve Figurative "Pushkin" Irina Antonova, kritikja e artit, docentja e Universitetit Shtetëror të Moskës Marina Sviderskaja si dhe Mihaill Mogiljevski, fizikan, autor i "metodave shkencore të Leonardo da Vinçit".

Në pjesën përmbyllëse të mbrëmjes Ambasadori i Italisë në Rusi Antonio Zanardi Landi i dorëzoi Irina Antonovas çmimin - “Urdhri i Komandantit për merita përpara Republikës Italiane”. Me këtë çmim nderohen vetëm figurat e mëdha, të shquara publike, ministrat. "Znj. Antonova, - theksoi Ambasadori, - duke mos qenë zyrtarisht Ministre e Kulturës e Rusisë, mund të quhet me plot gojën Ministre jozyrtare e Kulturës së Rusisë, Italisë dhe gjithë Europës".

Duke filluar që nga 30 nëntori dorëshkrimi i paçmuar "Kodi i fluturimit të zogjve" do të ekspozohet në Muzeun Shtetëror të Arteve Figurative "Pushkin" të Moskës.