Irani i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) të ndërpresë hetimin e programit të tij bërthamor, duke paraqitur një deklaratë prej 50 pikash, të cilat, sipas palës iraniane, e përgënjeshtrojnë supozimin se Teherani po zhvillon armë të shkatërrimit në masë.

Sipas Përfaqësuesit të përhershëm të Iranit në ANEA, Ali Asghar Soltaniye, përmbajtja e këtij dokumenti mundëson arritjen në konkluzionin se hetimi i ANEA-s mbi çështjen e programit bërthamor të Iranit duhet të "ndërpritet menjëherë".