Një avion gjuajtës i Forcave Ushtarake Ajrore indiane u rrëzua, fati i pilotit akoma nuk dihet, njofton të premten kanali televiziv lokal.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, piloti i avionit arriti të katapultohej me parashutë. Tani ai po kërkohet nga ekipet e shpëtimit.

Aeroplani u ngrit për fluturim nga aeroporti Bagdogra në Bengalin Perëndimor dhe u rrëzua në zonën e masivit pyjor në veri të shtetit Sikkim.