Roja bregdetare greke ka ndaluar më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit të një radiostacioni lokal, tre anije që transportonin nga 30 ose më shumë persona secila, u kapën në zona të ndryshme të Detit Egje.

Greqia e ka fuqizuar patrullimin e kufijve të saj detarë dhe tokësorë nga frika e rritjes së fluksit të emigrantëve prej rajoneve të trazuara të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Njerëzit përpiqen të largohen në drejtim të vendeve të BE-së me shpresën për të gjetur atje punë dhe siguri.