Gjeorgjia nuk do të rivendosë marrëdhëniet me Rusinë në dëm të interesave të veta strategjikë, tha Kryetari i komitetit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë Tedo Japaridze në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev mbi mundësinë e fillimit të dialogut me qeverinë e re të Gjeorgjisë.

Japaridze sqaroi: "Mirë që u bë një deklaratë e tillë. Kjo ishte përgjigje ndaj propozimit tonë. Por për ne janë të papranueshme ato parakushte, për të cilat bëhet fjalë".

Pak kohë më parë Medvediev pati njoftuar se Rusia është e gatshme për dialog me udhëheqjen e re të Gjeorgjisë, por "duke marrë parasysh realitetin ekzistues gjeopolitik dhe vendimet për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, që janë marrë nga Rusia".