Në Francë ka nisur debati mbarëkombëtar për kalimin në përdorimin e burimeve të reja të energjisë. Debatet lidhur me këtë çështje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të shoqërisë franceze, do të vazhdojnë për gjashtë muaj. Qëllimi kryesor i diskutimit - tërheqja e vëmendjes së gjithë shoqërisë për të reflektuar mbi nevojat e vendit në aspektin e zhvillimit të energjisë alternative dhe shqyrtimin e propozimeve konkrete lidhur me këtë temë me rëndësi jetike për të ardhmen e Francës.

Heqja dorë gradualisht nga energjia bërthamore dhe kalimi në përdorimin e burimeve alternative të energjisë ka qenë një nga premtimet kryesore parazgjedhore të Presidentit aktual François Hollande.