Mijëra mbështetës të forcave liberal-demokratike po mblidhen në Sheshin qendror të Kairos Tahrir për të protestuar kundër Deklaratës Kushtetuese (kushtetuta e përkohshme), të miratuar nga Presidenti i Egjiptit Mohammed Mursi.

Falë ndryshimeve të bëra në këtë dokument javën e kaluar Mursi i delegoi vetes kompetenca të veçanta në sferën e legjislativit, ndërsa gjykatave u hoqi funksionet e mbikëqyrje së veprimtarisë së Këshillit Konsultativ (dhoma e lartë e parlamentit) dhe të drejtën për të kundërshtuar vendimet e kryetarit të shtetit.

Motoja kryesore e protestës së organizuar nga 35 partitë laike të vendit është: shfuqizimi i menjëhershëm i "Deklaratës diktatoriale".