Komisioni Kushtetues i Egjiptit, i cili është marrë me zhvillimin e Ligjit themelor të vendit, miratoi të premten projektin e Kushtetutës së re. Në orët e ardhshme ai do t’i paraqitet për miratim Presidentit Mohammed Mursi dhe më pas do të dalë në referendum kombëtar.

0Në rastin e mbështetjes së Kushtetutës së re nga shumica e egjiptianëve në vend duhet të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Opozita egjiptiane e injoroi votimin për projektin e Kushtetutës.