Ministria e Mbrojtjes e Greqisë përfundoi tërheqjen e njësive të veta ushtarake nga Afganistani - nga Kabuli u largua i gjithë efektivi i batalionit të forcave speciale. Ushtarakët morrën me vete të gjitha mjetet materiale, njoftoi Ministria greke e Mbrojtjes.

0Në këtë mënyrë, përfundon misioni i forcave greke në Afganistan, i cili filloi më 17 shkurt të vitit 2002. Ministria kombëtare e Mbrojtjes e shpjegon tërheqjen e trupave të veta me reduktimin e buxhetit ushtarak dhe kursimin në shpenzime. Në vitin 2011, për mbajtjen e misionit ushtarak grek në Kabul u shpenzuan 6.8 milionë euro, në vitin 2010 - 7.7 milionë euro, thuhet në njoftim.