Transporti hekurudhor mes Britanisë dhe Francës rifilloi pas një pauze të shkurtër të shkaktuar nga zjarri i rënë në tunelin nënujor të La-Manshit. Zjarri i rënë në një nga trenat e mallrave të nisura për në Francë u shua.

Incidenti nuk shkaktoi dëme materiale serioze. As të lënduar nuk ka.

Tuneli hekurudhor nën ngushticën e La-Manshit filloi të funksionojë në vitin 1994. Në këtë linjë punojnë trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë që ndjekin itineraret Paris-Londër dhe Bruksel-Londër, si dhe karvane mallrash "Shuttle". Qarkullimi vjetor i pasagjerëve në këtë linjë arrin mesataren e rreth 20 milionë njerëzve.