Lëshimi i raketës koreanojugore “KSLV-1”, e cilë u përpunua së bashku me ekspertët rusë, u anulua për shkak të problemeve teknike. Numuri i anasjelltë (ang. countdown) i lëshimit u pezullua 17 minuta para startimit.

Instituti i Koresë i Studimeve Aerokozmike njoftoi për gazetarët se në shkallën e dytë të raketaës u regjistrua një "problem". Megjithatë, agjencia nuk bëri të ditur se çfarë problemi kishte konkretisht.

Kjo është përpjekja e tretë e Koresë së Jugut për të dërguar një raketambajtëse në kozmos nga kozmodromi i vet. Dy përpjekjet e para të ndërmarra nga vendi në vitet 2009 dhe 2010 përfunduan me dështim.