Centrali bërthamor "Busher" në Iran së shpejti është planifikuar të punojë me 100% të fuqisë së tij. Kjo u njoftua nga një përfaqësues i "Atomstroyexport" - kontraktuesi i përgjithshëm i ndërtimit të centralit.

Ndërtimi i centralit bërthamor "Bushehr" në bregun e Gjirit Persik filloi në vitet ‘70 nga një konsorcium ndërkombëtar i udhëhequr nga koncerni gjerman Siemens. Megjithatë ai nuk pranoi të nënshkruante kontratën me Iranin për arsye politike.

Në vitin 1992 Rusia dhe Irani ranë dakord mbi përfundimin e njësisë së parë të "Bushehr", në të cilën u instalua një reaktor rus. Fuqia e centralit bërthamor është e barabartë me 1000 MW.