Astrologët nuk shohin asnjë arsye për të folur për ardhjen e "fundit të botës". "Nuk ka asnjë sfond astronomik dhe astrologjik për këtë", - deklaroi të enjten themeluesi i Bashkimit të Astrologëve Profesionalë Boris Bojko.

Diskutimet rreth gjoja afrimit të "fundit të botës" ai e quajti si "temën e radhës për të tërhequr vëmendjen e popullit nga çështjet më urgjente".

Ndërkohë deputetët e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse u dërguan krerëve të kanaleve televizive federale një letër të hapur, në të cilën u bëjnë thirrje të heqin dorë nga pasqyrimi i temës mbi gjoja ardhjen e "fundit të botës" më 21 dhjetor.