Shtëpia e ankandit "Christie’s" nxorri sot në shitje në Londër librat dhe sendet personale të shtëpisë së carëve rusë Romanov.

Top-lots dikur i përkisnin perandoreshave Elizabeta, Katerina e Madhe, perandorëve Aleksandër I dhe Nikolla II. Në koleksion përfshihen, në veçanti, një album unikal i artit heraldik, kostaja e vlerësimit të të cilit është më shumë se 300 mijë dollarë, koleksionet e kartolinave të shkruajtura me dorë nga vajzat më tëreja në moshë të Nikolla II, një kopje e librit të Lidia Çarska që i përkiste Anastasia Nikolaevna Romanova, me ilustrime të pikturuara nga vetë princesha, një përmbledhje e fotografive nga fushat e luftës ruso-turke me nënshkrimin nga vetë dora e Aleksandërit III.