Në provincën Sindh në jug të Pakistanit si rezultat i një aksidenti rrugor u vranë 15 persona, ndërsa tetë të tjerë konsiderohen të zhdukur pa lënë gjurmë. Për këtë njoftojnë mediat lokale.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi i pasagjerëve, i cili po lëviste me shpejtësi të madhe pati një problem me frenat dhe ra nga një greminë. Në autobus ndodheshin 23 persona, duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë.

Tragjedia ndodhi natën duke u gdhirë e enjtja. Në vendodhjen e ngjarjes së jashtëzakonshme po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.