Themeluesi i burimeve të Internetit “WikiLeaks” Julian Assange vuan nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe gjendja e tij mund të përkeqësohet në çdo moment. Për këtë njoftoi ditën e enjte ambasadori i Ekuadorit në Britaninë e Madhe.

Më parë mediat njofuan, duke u referuar të Zëvendësministri i Jashtëm i Ekuadorit, se Julian Assange mund të jetë seriozisht i sëmurë. Sipas fjalëve të diplomatit, themeluesi i “WikiLeaks” është dobësuar shumë dhe ka mundësi të ketë nevojë për t’u shtruar në spital.

Ndërkohë, vetë JulianAssange në një intervistë për CNN deklaroi se sëmundja nuk përbën ndonjë kërcënim serioz për shëndetin e tij.