Në Tunizi, të paktën 200 vetë u plagosën si rezultat i përleshjeve të policisë me protestuesit, që dolën në rrugë për shkak të papunësisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend.

Bashkëpunëtorët e policisë përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat prej gome për të shpërndarë turmën, e cila doli për të dytën ditë me radhë në rrugët e qytetit Siliana, i cili ndodhet në një rajon në gjendje jo fort të mirë ekonomike pranë shkretëtirës Sahara. Banorët kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve lokalë.