Konferenca e opozitës së brendshme dhe të jashtme siriane do të zhvillohet në Romë më 17-18 dhjetor. Këtë informacion ua përcolli gazetarëve koordinatori i Komitetit Koordinues Kombëtar për Ndryshime Demokratike të Sirisë me bazë jasht vendit Heysham Manaa.

"Më shumë se 33 shoqata të Sirisë do të përfaqësohen në Romë", - tha koordinatori i komitetit pas një takimi me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij qëllimi i takimit të ardhshëm është "bashkimi i të gjithë përfaqësuesve të opozitës".