Përfaqësuesit e opozitës së brendshme siriane iu drejtuan Rusisë me një kërkesë që ajo të detyrojë udhëheqjen aktuale të vendit të ndalojë bombardimet e qyteteve siriane, njoftoi Koordinatori i Komitetit Koordinues Kombëtar të opozitës siriane jashtë vendit Heysham Manaa.

Pak kohë më parë të enjten u bë e ditur se administrata e Presidentit amerikan Barack Obama po shqyrton mundësitë për ndërhyrje më aktive në konflikt, në mënyrë që të ndihmojë rebelët për të mposhtur Bashar Al-Assad-in.

Të mërkurën Sergei Lavrov deklaroi se nuk do të ketë asnjë lloj përfshirjeje të Rusisë në konfliktin e armatosur në Siri.