Autoritetet dhe politikanët e Serbisë lëshuan kritika të mprehta në adresë të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), i cili të enjten në mëngjes shpalli të pafajshëm ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe dy shokët e tij, të akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit të Kosovës në vitet 1998-1999 .

Sipas vlerësimit të Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, "vendimi i fundit i Tribunalit nuk është i bazuar në ligj dhe drejtësi". Lirimi i Haradinajt dëshmon punën e dobët të misioneve të huaja në Kosovë, mosnjohjen e mentalitetit të popullsisë dhe pamundësinë për të mbrojtur dëshmitarët kyç, mendon Nikoliç.