Javën e ardhshme Senati i SHBA-ve mund të votojë për amandamendet e ligjit Jackson-Vanik dhe të ashtuquajturit "Magnitsky Act".

Senati i Kongresit nuk ka vendosur ende se cili version do të duhet të paraqitet për votim - versioni i aprovuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve, apo versioni i redaktuar dhe sugjeruar nga senatori-demokrat Benjamin Cardin, autori dhe ideologu kryesor i "Magnitsky Act".

"Unë sigurisht do të doja që dokumenti të kishte karakter global, - theksoi Cardin. -Ky është një instrument që ne mund ta përdorim kundër të gjithë shkelësve të të drejtave të njeriut në shkallë globale".