Anija e fundit me raketa "Dagestan" (Gepard class frigate Dagestan) iu bashkua Flotës Ushtarake Detare të Rusisë. Ajo është bërë pjesë e armatimeve të flotiljes së Detit Kaspik dhe mund të asgjësojë çdo objektiv detar nga një distancë prej 300 km, dhe çdo objektiv tokësor nga një distancë prej 1500 km.

Për ta bërë këtë në anije është instaluar kohët e fundit kompleksi "Kalibër" i testuar me sukses, i pajisur me raketa të shpejtësisë dhe preçizionit të lartë. Rrëzimi i tyre është pothuajse i pamundur.

Përveç kësaj është zbatuar dhe e ashtuquajtura "steels technology", falë së cilës anija është pothuajse e padukshme për radarët. Sinjali i tyre nuk reflektohet nga korpusi i anijes, por shpërndahet.