Një nga udhëheqësit e militantëve pakistanezë Mullah Nazir u plagos si pasojë e një shpërthimi në jug të Waziristan-it.

Shpërthimi u krye nga një kamikaze në qytetin e Wanna. Tre persona u bënë viktima të sulmit terrorist dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Shpërthimi gjëmoi pranë makinës, në të cilën gjendej Mullah Nazir. Në të kaluarën Mullah Nazir është akuzuar për mbështetjen e talebanëve në Afganistan.