Shtatëdhjetë e tre fluturime janë pezulluar ose vonuar të enjten në aeroportin "Domodedovo" të Moskës, njoftohet në tabllonë online të faqes së Internetit të aeroportit. Më parë departamenti i Rajonit të Moskë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ shpalli paralajmërimin e stuhisë natën në të gdhirë të së enjtes për shkak të erës së fortë, reshjeve të dendura të dëborës dhe stuhisë së borës.

Galeria fotografike: Reshje të dendura dëbore kanë mbuluar Moskën

0Sipas parashikimeve të meteorologëve, në rajonin e Moskës priten stuhi të fuqishme të shoqëruara me reshje të mëdha dëbore, të cilat do të shoqërohen me rënie të theksuara të temperaturës së ajrit, erëra të forta me shpejtësi deri në 9-12 metra për sekondë dhe stuhi të fuqishme 15-20 m/s.