Meksika i dorëzoi zyrtarisht Rusisë kryesimin e “Njëzetëshes së Madhe” për një afat një vjeçar. Ceremonia përkatëse me pjesëmarrjen e Zëvendës Ministres së Jashtme të këtij vendi të Amerikës Latine Lourdes Aranda Besauri dhe Ambasadorit të Federatës Ruse Valeri Morozov u zhvillua në Mexico City.

Në kuadër të këtij takimi u nxorrën përfundimet e punës së kryer nga Meksika si kryesuese në “G-20”. Pjesa kryesore e saj ishte e lidhur me kërkimin e rrugëdaljeve nga kriza financiare globale.

0Takimi i parë i ministrave të financave të "G-20" nën udhëheqjen e Rusisë do të mbahet më 15-16 shkurt në Moskë, kurse samiti i “Njëzetëshes së Madhe” është planifikuar për në 5-6 shtator në Shën Petersburg.