Këshilli i Sigurimit duhet të autorizojë vendosjen në Mali të trupave të përbashkëta të kontingjentit afrikan për të luftuar kundër radikalëve islamikë. Kjo është theksuar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Në këtë rast, sipas mendimit të Sekretarit të Përgjithshëm, organizata mbarëbotërore nuk duhet të financojë zhvillimin e operacionit.

0Konflikti në Mali shpërtheu në mes të marsit, kur një grup ushtarakësh organizoi rebelimin e armatosur. Këtë situatë e shfrytëzuan në favor të vet fiset Tuareg dhe islamistët. Ata njoftuan mbi krijimin e shtetit të pavarur Azavad në veri.