Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reagojë ndaj sulmit terrorist të së mërkurës në periferi të kryeqytetit sirian. Për këtë deklaroi Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë Genadi Gatilov. Ai kujtoi se si rezultat i katër shpërthimeve në periferi të Damaskut, të populluar kryesisht nga të krishterë, u vranë 54 vetë dhe mbi 120 të tjerë u plagosën.

Konflikti i armatosur në Siri vazhdon që prej marsit të vitit 2011. Sipas të dhënave të OKB-së, janë vrarë më shumë se 30 mijë persona.