Kina i ka deleguar kompetenca shtesë policisë së saj detare për të ndalur dhe kontrolluar anijet në ujërat e diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.

Kjo ndodh në sfondin e tensioneve në rritje në rajonin e Detit të Kinës Jugore, ku Vjetnami dhe Filipinet kundërshtojnë pretendimet e Kinës për të vendosur sovranitetin mbi ishujt e diskutueshëm dhe shkëmbinjtë nënujorë që ndodhen afër saj.

Deri më tani anijet patrulluese kineze ishin të autorizuara vetëm për të ndjekur anijet që hynin në ujërat territoriale të Kinës.